Bota

'Qytetërimi do shkatërrohet me sekonda'/ CIA deklasifikon librin që flet për fundin e botës

Në libër, Thomas pretendon se çdo 6500 vjet, një fatkeqësi e madhe godet tokën.

k.m.
'Qytetërimi do shkatërrohet me sekonda'/ CIA deklasifikon
Foto ilustruese

SHBA- Një libër i klasifikuar nga CIA për më shumë se 50 vjet përmban një teori tronditëse se si do të përfundojë bota. Bëhet fjalë për librin "Historia e Adamit dhe Evës", shkruar nga ish-punonjësi i Forcave Ajrore të SHBA, studiuesi i UFO-ve Chan Thomas. Ai e shkroi librin në vitin 1966, por publikimi i tij u ndalua nga agjencia. Ai u deklasifikua në heshtje në vitin 2013, të paktën pjesërisht, por mbeti i fshehur në bazën e të dhënave të CIA-s...deri më tani. 

'Qytetërimi do shkatërrohet me sekonda'/ CIA deklasifikon

Në libër, Thomas pretendon se çdo 6500 vjet, një fatkeqësi e madhe godet tokën. Ndërsa ekspertët debatojnë për datën e saktë të përmbytjes, Thomas pohon se ajo ndodhi afërsisht 6500 vjet më parë dhe ka disa prova arkeologjike dhe gjeologjike për të mbështetur këtë pretendim. Sipas kësaj logjike, Thomas argumenton se katastrofa e ardhshme është e afërt.

Sa i përket asaj se si do të duket fundi i botës, Thomas beson se fusha magnetike e Tokës do të zhvendoset papritur, në mënyrë drastike, duke shkaktuar 'kërdi' në të gjithë planetin. Sipas tij, historia apokaliptike fillon me shkatërrimin e Kalifornisë, duke shpjeguar se si erërat "me forcën e një mijë ushtrive" do të shpërthejnë nga çdo cep dhe një cunami në Paqësor do të përmbysë Los Anxhelosin dhe San Franciskon.

"Asnjë nga shtatë kontinentet nuk do të jetë në gjendje t'i shpëtojë asaj që do të ndodhë,"- shkruan Thomas sipas "DailyMail", dhe secili do të përjetojë versione të ndryshme të të njëjtit fund dramatik.

Por nuk do të jetë vetëm Amerika e Veriut ajo që do të preket nga shkëtërrimi. Thomas përshkruan një pamje të tmerrshme të ndryshimeve klimatike që do të shkatërrojnë qytetërimin dhe rirregullimin tektonik. Por nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron se një kataklizëm i tillë është i mundur.

Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se fusha magnetike e Tokës ka bërë ndonjëherë, ose do të bëjë ndonjëherë rrokullisjen 90-gradëshe që përshkruan Thomas. Por edhe po të ndodhë, nuk shkakton kurrë shkatërrim në përmasa të tilla. NASA konfirmon se fusha magnetike dobësohet nëse ndryshon vendet, por nuk zhduket dhe nuk shkakton shkatërrim. 

"Është vetëm për të ardhur keq që këto gjëra po shfaqen. Pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë prova të jashtëzakonshme. Dhe nuk ka asnjë provë, asnjë shkencë dhe asnjë fizikë pas këtyre pretendimeve se fusha magnetike e tokës lidhet me ndryshimin e klimës,"-këtë koment dha për "The Verge", Martin Mlynczak, një shkencëtar i lartë kërkimor në Qendrën Kërkimore të NASA-s.

Arsyeja e klasifikimit të librit mbetet e paqartë, por disa kanë sugjeruar se agjencia ishte e shqetësuar se libri do të shkaktonte panik masiv ose rrjedhje informacioni në lidhje me kërkimet sekrete të qeverisë. Thomas kishte lidhje me projekte të klasifikuara pasi bënte pjesë në një projekt të vogël shkencëtarësh që kishin për detyrë të raportonin mbi UFO-t. Libri përmban 55 faqe, por Thomas shkroi më shumë se 200. Pjesa tjetër ende mbahen sekrete edhe sot./ZËRI

Poll

MOS HUMB