Bota

Musk sfidon Trump, themelon partinë e tij: “Partia Amerikane” do t’ju kthejë lirinë

Kjo vjen pas mosmarrëveshjes së tij publike me Presidentin republikan Donald Trump.

F.I
Musk sfidon Trump, themelon partinë e tij: “Partia Amerikane”
Donald Trump dhe Elon Musk

SHBA-Miliarderi Elon Musk, pronar i X, Space X dhe Tesla-s, ka hedhur zyrtarisht në platformën e tij sociale idenë e një force të tretë politike, “Partia e Amerikës”, e cila sipas tij do t’u “kthejë lirinë amerikanëve”. Kjo vjen pas mosmarrëveshjes së tij publike me Presidentin republikan Donald Trump.

Të premten, miliarderi pyeti në platformën që ai zotërinj, X nëse duhet të krijohet një parti e re politike në SHBA. Postimi, deri në pasditen amerikane, ishte parë nga 44 milionë njerëz dhe kishte marrë votën e më shumë se 1 milion e 248 mijë përdoruesve: 65.4% kishin votuar po, kundrejt 34.6% që ishin kundër. Nuk kishte hapësirë për një opsion të tretë.

Sipas programit të inteligjencës artificiale të X, të quajtur Grok, “America Party” mund të marrë mes 5% dhe 10% të votave, duke prekur veçanërisht bazën e zhgënjyer republikane. Për të treguar se e ka seriozisht, Musk ka skicuar edhe një strategji politike.

Largimi gradual i Musk nga Shtëpia e Bardhë e bëri përçarjen edhe më të dukshme, veçanërisht pas kundërshtimit publik të Musk ndaj projektligjit të ri të taksave, që kulmoi me akuzën e manjatit të teknologjisë se Trump fshehu dokumente që e implikonin atë me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein. Grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk shpërtheu ndërsa presidenti amerikan dhe udhëheqësit republikanë u përpoqën të miratonin një paketë të madhe të politikës së brendshme që mund të ishte arritja më e madhe legjislative e mandatit të dytë të Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB