Bota

Përmbytjet në Teksas vrasin 51 persona, 30 fëmijë të zhdukur

Deri tani janë shpëtuar rreth 850 persona.

F.I
Përmbytjet në Teksas vrasin 51 persona, 30 fëmijë të
PAMJE NGA NGJARJA

SHBA-Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas është rritur në 51, mes tyre 15 fëmijë. BBC raporton se zona më e prekur është Qarku Kerr, ku kanë vdekur 43 persona dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp rinor i krishterë i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.

Viktima janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të shtetit, përfshirë Travis dhe Tom Green, pasi reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan përmbytje të konsiderueshme. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të shumta për përmbytje në zonën qendrore të Teksasit, të cilat mbeten në fuqi gjatë fundjavës.

Deri tani janë shpëtuar rreth 850 persona. Gjatë një konference për shtyp të shtunën pasdite, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, njoftoi se kishte nënshkruar një dekret të zgjeruar emergjence për të intensifikuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Çfarë ndodhi?

Në orën 5:34 (ora lokale) të premten, niveli i lumit u ngrit nga shirat dhe mori para gjithë çfarë kishte. Kur ndodhi kjo, shumë nga banoret e kampit ishin ende në shtrat duke fjetur. Por në realitet, shërbimet meteorologjike kishin paralajmëruar për përkeqësimin drastik të motit në atë që konsiderohet "lugina më e rrezikshme e lumit në Shtetet e Bashkuara". Megjithatë, paralajmërimi ishte "i pamjaftueshëm".

Askush nuk e parashikoi rritjen drastike të nivelit të lumit Guadalupe me 7.9 metra. Ujërat dolën nga shtrati, duke rrëmbyer shtëpi, automjete dhe vila të kampeve verore të ngritura në brigjet e lumit./ZËRI

Poll

MOS HUMB