KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji mori mbështetjen e 91 deputetëve që morën pjesë në votim, asnjë votë kundër dhe abstenim. Nisma kaloi për votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pas miratimit unanimisht në Komisionin për Legjislacion.
Ky projektligj parashikon kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme si dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të godinës së Kuvendit, vijon protesta. Protestuesit kanë paralajmëruar se protesta nuk përfundon me votimin e sotëm dhe se do të qëndrojnë deri sa të projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë./ZËRI