Bota

Marrëveshja e armëpushimit të Gazës, po pritet lirimi i të burgosurve palestinezë

Rrjetet televizive po transmetojnë pamje nga burgjet izraelite ku pritet që të mbërrijnë autobusët për transferimin e tyre drejt Gazës.

k.m.
Marrëveshja e armëpushimit të Gazës, po pritet lirimi i
Pamje nga burgu

GAZA- Tre pengjet e para janë liruar pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Izraelin. Tanimë, sytë janë tani te Izraeli, ku pritet që të lirohen 95 palestinezë që po mbahen në burgjet izraelite. Rrjetet televizive po transmetojnë pamje nga burgjet izraelite ku pritet që të mbërrijnë autobusët për transferimin e tyre drejt Gazës.

Turmat janë mbledhur rreth burgut Ofer dhe po presin lirimin e bashkëkombasve të tyre. Edhe kësaj here, "ndërmjetësimi" do të bëhet nga ekipet e Kryqit të Kuq. Duke qenë se familjarët e kanë të ndaluar që të grumbullohen afër qendrës së paraburgimit, kështu që janë vendosur në një kodër me pamje nga burgu, nga ku po monitorojnë gjithçka.

Armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën. Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB