Bota

Kosova nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

62-vjeçari përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

F.I
Kosova nuk gjen qetësi! Të shtëna me armë zjarri në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KOSOVË-Një tjetër vrasje ka ndodhur në Kosovë. Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (25 mars) rreth orës 22:30 rrugën “Rrustem Hyseni”. 

Viktima i Naser Gashi ndërroi jetë në spital. 62-vjeçari përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës. I plagosuri Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet ende në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja vjen pas dy vrasjeve të ndodhura në Vushtri, ku një 42 vjeçare u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten. Më pak se 24 orë më herët (23 mars), Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB