Bota

Kandidati për president Donald Trump voton në Florida: Po ecim mirë!

asi doli nga salla e votimit ai foli për mediat, ku tha se është shumë i sigurt se fitorja do të jetë e tij.

I.F
Kandidati për president Donald Trump voton në Florida: Po ecim
Donald dhe Melania Trump

FLORIDA- Donald Trump dhe gruaja e tij Melania sapo kanë votuar në Qendrën Rekreative Mandel në Palm Beach, Florida. Pasi doli nga salla e votimit ai foli për mediat, ku tha se është shumë i sigurt se fitorja do të jetë e tij.

“Ndihem shumë i sigurt…dhe duket se republikanët janë shfaqur në fuqi. Ndihem i lumtur dhe i nderuar kur shoh shumë njerëz në radhë dhe të gatshëm për të votuar. Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”, tha Trump.

Ndërsa, kundërshtarja e tij politike, demokratja Kamala Harris ka votuar 2 ditë më parë.

Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit u hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.

Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike. Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. /ZËRI

Poll

MOS HUMB