Bota

Nga Michigan në Philadelphia, Trump dhe Harris në pritje të rezultatit historik, për kë do të vendosin amerikanët?

Deri më tani 78 milionë amerikanë kanë shkuar drejt kutive të votimit, një përqindje shumë e lartë nga vitet e kaluara.

I.F
Nga Michigan në Philadelphia, Trump dhe Harris në pritje të
Amerikanët në kutitë e votimit

UASHINGTON- Sot është dita vendimtare në SHBA, dita e zgjedhjeve! Të dy kandidatët politikë kanë dhënë fjalimet e tyre të fundit dhe tashmë janë në heshtje dhe duke pritur, pasi tani flasin vetë amerikënat. Deri më tani 78 milionë amerikanë kanë shkuar drejt kutive të votimit, një përqindje shumë e lartë nga vitet e kaluara. Kandidatja demokrate Kamala Harris tha nga Filadelfia se ajo ndihet krenare për çdo vutes që shkon në kutitë e votimit.

“E jona nuk është një luftë kundër asgjëje, por për diçka... Sonte ne përfundojmë siç e nisëm: me energji, optimizëm, gëzim. Në veçanti ju them se e shoh fuqinë tuaj dhe jam shumë krenare për ju”, tha ajo.

Ndërsa nga ana tjetër, kandidati republikan Donald Trump tha nga Miçhigan se amerikanët nuk e meritojnë të jetojnë kështu dhe se erdhi koha për një ndryshim.

"Të bësh katër nga këto mitingje brenda një dite është pak e vështirë, por mbështetja që kam marrë në çdo tubim e ka bërë që t’ia vlejnë Mesazhi im për ju dhe për të gjithë amerikanët sonte është shumë i thjeshtë: ne nuk duhet të jetojmë kështu”, tha Trump.

Në çdo rast, do të jetë rezultat historik! Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit u hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.

Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike. Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. Në vitin 2020, fitorja e Joe Biden ndaj Donald Trump u njoftua katër ditë pas ditës së zgjedhjeve. Në vitin 2016, fitorja e Trump ndaj Hillary Clinton u shpall të nesërmen. Në 2008 dhe 2012, Barack Obama ishte në gjendje të festonte fitoren e tij natën e zgjedhjeve.

Ligji amerikan parashikon që të gjitha apelimet zgjedhore duhet të vendosen përpara se të mblidhen 538 të zgjedhurit më 17 dhjetor. Më pas, rezultati i votimeve do të ratifikohet nga Kongresi më 6 janar 2025. /ZËRI

Poll

MOS HUMB