Bota

Irani i përgjigjet SHBA-së: Nëse përfshiheni në konflikt do të përballeni me pasoja të rënda

Sipas Bahreinit, SHBA-të shihen si bashkëfajtore në veprimet që po ndërmerr Izraeli dhe nëse përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, do të përballet me pasoja të rënda.

F.I
Irani i përgjigjet SHBA-së: Nëse përfshiheni në
Ali Bahreini

IRANI- Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se çdo përfshirje e drejtpërdrejtë në fushatën ushtarake të Izraelit do të hasë në një përgjigje të fortë nga ana e Teheranit.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori iranian në OKB, Ali Bahreini, gjatë një deklarate për mediat në Gjenevë. Sipas Bahreinit, SHBA-të shihen si bashkëfajtore në veprimet që po ndërmerr Izraeli dhe nëse përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, do të përballet me pasoja të rënda.

“Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë popullin tonë, sigurinë dhe territorin. Përgjigjja jonë do të jetë serioze, e ashpër dhe pa kufizime”, tha ai.

Ndërkohë Donald Trump, po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore iraniane, përfshirë edhe kompleksin në Fordow. Megjithatë, raportohet se nuk ka ende një dakordësi të plotë mes këshilltarëve më të afërt të presidentit për këtë hap të mundshëm. 

Poll

MOS HUMB