Bota

Tërmeti 7.4 ballë trondit Kolumbinë, 18 të vdekur dhe dëme të shumta

Sipas kryebashkiakut të Calit, Alejandro Eder, të paktën 20 ndërtesa janë shembur në qytetin e Calit, ndërsa raportohet se persona mund të ndodhen ende të bllokuar brenda tyre.

M.K.
Tërmeti 7.4 ballë trondit Kolumbinë, 18 të vdekur dhe
termeti ne kolumbi

KOLUMBI- Kanë humbur jetën 18-të persona pas një tërmeti të fuqishëm që goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Tërmeti, me magnitudë 7.4 ballë, shkaktoi dëme të mëdha në disa zona të vendit, duke shembur ndërtesa dhe duke dëmtuar struktura të tjera.

Sipas kryebashkiakut të Calit, Alejandro Eder, të paktën 20 ndërtesa janë shembur në qytetin e Calit, ndërsa raportohet se persona mund të ndodhen ende të bllokuar brenda tyre.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ishte pranë San José del Palmar, në rajonin e Chocó. Lëkundjet e forta u ndjenë në një pjesë të gjerë të Kolumbisë, përfshirë qytetet Cali dhe Medellín.

Autoritetet kanë raportuar gjithashtu persona të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa në Quibdó dhe Pereira.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Menjëherë pas tërmetit, ekipet e emergjencës kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura, ndërsa vijon vlerësimi i dëmeve dhe kërkimi i personave që mund të jenë nën rrënoja.

Mes objekteve të dëmtuara raportohet edhe Katedralja e Manizales, e cila ka pësuar dëmtime nga lëkundjet e fuqishme.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa bilanci i viktimave dhe dëmeve mund të ndryshojë në orët në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB