Bota

“Hakmarrje për popullin palestinez”, Irani kërcënon Izraelin: Nëse përgjigjeni nuk kursehemi!

Garda Revolucionare e përshkroi sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh

I.F
“Hakmarrje për popullin palestinez”, Irani kërcënon
Lufta Iran-Izrael

TEHERAN-TEL AVIV- Televizioni shtetëror iranian transmetoi deklaratën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike se ata e konfirmojnë se kanë lëshuar "dhjetëra" raketa drejt Izraelit dhe se nuk do të kursehen nëse ata iu përgjigjen.  

Garda Revolucionare e përshkroi sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten, po ashtu si hakmarrje dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.

Garda tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar "baza të rëndësishme" dhe do të jap më shumë detaje më vonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB