Bota

VIDEO- Alarm për sulm terrorist në Tel Aviv, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur

Raportimet e para flasin për tre të vdekur, tre të plagosur rëndë dhe katër të plagosur lehtë gjatë sulmit.

k.m.
VIDEO- Alarm për sulm terrorist në Tel Aviv, 3 të vdekur dhe 7
Pamjet nga Tel Avivi

IZRAEL- Një sulm terrorist ka ndodhur pasditen e së martës në Jaffa, në jug të Tel Avivit. Raportimet e para flasin për tre të vdekur, tre të plagosur rëndë dhe katër të plagosur lehtë gjatë sulmit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy persona, njëri prej të cilëve mbante një pushkë, sulmuan disa persona. Sulmuesit hapën zjarr në tramvaj përpara se të neutralizoheshin.

MOMENTI ME VIDEO: 

Ende nuk dihet identiteti i tyre! Aktualisht, asnjë vend nuk e ka marrë përsipër sulmin terrorist. Ndërkohë, aktualisht Izraeli është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi raketor nga Irani që synon instalimet ushtarake dhe një bazë të inteligjencës. Zyrtarët në Izrael thonë se e Teherani mund të veprojë për çështje orësh.

Një burim perëndimor i tha uebsajtit amerikan të lajmeve Axios se Irani do të sulmojë Izraelin këtë herë me raketa balistike që mund të kalojnë distancën midis dy vendeve në rreth 12 minuta, jo 2 orë apo edhe 9 orë që kërkojnë dronët. Kryeministri Benjamin Netanyahu u tha izraelitëve herët këtë pasdite që të ndiqnin udhëzimet e sigurisë së ushtrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB