Bota

FOTOLAJM/ Kosova pret vendimin e Hagës, Prishtina mbushet me flamuj e portrete të ish-krerëve të UÇK-së

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për akuza që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

M.K.
FOTOLAJM/ Kosova pret vendimin e Hagës, Prishtina mbushet me flamuj e
foto nga kosova

KOSOVË- Ndërsa në Hagë afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atmosfera në Kosovë është kthyer në një pritje të ngarkuar me simbolikë.

Në Prishtinë dhe qytete të tjera janë shfaqur flamujt e Kosovës, emblemat e UÇK-së dhe portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa në disa zona janë vendosur edhe orë që numërojnë orët e mbetura deri te vendimi.

FOTOLAJM/ Kosova pret vendimin e Hagës, Prishtina mbushet me flamuj e

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për akuza që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi pritet të shpallet paraditen e 16 shtatorit.

FOTOLAJM/ Kosova pret vendimin e Hagës, Prishtina mbushet me flamuj e

Procesi ndaj tyre është ndër çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga Gjykata Speciale e cila u krijua në vitin 2015 për hetimin dhe gjykimin e pretendimeve për krime të lidhura me luftën në Kosovë.

FOTOLAJM/ Kosova pret vendimin e Hagës, Prishtina mbushet me flamuj e

Ndërsa ora e vendimit po afron vëmendja në Kosovë është përqendruar te Haga. Simbolet e UÇK-së, portretet e ish-krerëve dhe mesazhet publike kanë shoqëruar orët e fundit para shpalljes së vendimit, që pritet të ndiqet me interes të madh në Kosovë./ZËRI

Poll

MOS HUMB