HAGË- Kanë mbetur më pak se 24 nga mbajtja e seancëës për shpalljen e verdiktit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Këtë të martë, 15 shtator, Gjykata Speciale ka dalë me një njoftimzyrtar për seancën e ditës së nesërme. Seanca e cila pritet të nisë në orën 10:00, do të jetë publike dhe do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.
Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet në Hagë nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Ata do të jenë të pranishëm në Dhomat e Specializuara për të ndjekur nga afër seancën.
Ndërkohë më herët, Gjykata e Hagës njofton policia holandeze do të jetë e pranishme jashtë ndërtesës.
“Ju lutem vini re se për shkak të numrit të madh të vizitorëve dhe përfaqësuesve të medias që do të ndjekin seancën, mund të duhet njëfarë kohe për të hyrë në ndërtesë. Sikurse mund ta dini, në media është raportuar se është bërë thirrje për mobilizimin e një numri të madh njerëzish për të udhëtuar për në Hagë më 15 dhe 16 shtator 2026. Ju informojmë se policia holandeze do të jetë e pranishme jashtë ndërtesës”, thuhet në njoftim.
Nesër, 16 shtator, pritet të mbyllet procesi gjyqësor që zgjati 234 ditë dhe trupi gjykues të shpallë vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Trupi gjykues përbëhet gjyqatër ndërkombëtarë, 3 kryesorë dhe 1 rezervë:
Gjyqtari amerikan, Charles Smith III (kryesues)
Gjyqtari gjerman, Christoph Barthe
Gjyqtari zviceran, Guanaël Mettraux
Gjyqtari irlandez, Fergal Gaynor
Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërsa Prokuroria i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar. Sipas aktakuzës, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi edhe për veprimet e personave nën komandën e tyre. Gjatë procesit gjyqësor janë shqyrtuar qindra prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë nga të dyja palët./ZËRI