
GREQI- Një ekzekutim brutal me karakteristika mafioze ka ndodhur pasditen e së enjtes në Chalandri të Athinës. Viktima, i identifikuar si Giorgos Moschouris, është një nga personazhët më të njohur drejtues të të ashtuquajturës "mafia greke". Moschouris, i cili njihej me pseudonimin “Thamnakias” (Shkurrja), sapo kishte dalë nga një klinikë private, kur persona të panjohur iu afruan me një automjet dhe e ekzekutuan me kallashnikovë. Ai u qëllua disa herë, por disa plumba që e kapën në fytyrë i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Por po ashtu, ka raportime se edhe pse u qëllua në befasi, ai tentoi të kundërpërgjigjej, por nuk ia doli të mbijetonte.
PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:
Në vendin e vrasjes u gjetën shumë gëzhoja, ndërsa pak më vonë në zonën e Patimës u gjet një automjet i djegur. Dyshohet se është makina e djegur është ajo që përdorën autorët për të kryer vrasjen. Policia po shqyrton pistën e larjes së hesapeve brenda botës së krimit të organizuar, pasi kjo nuk ishte hera e parë që tentohej eliminimi i tij. Moschouris i kishte mbijetuar një atentati në vitin 2020 në Voula, jashtë një pastiçerie të njohur.
Aktualisht, zona ku ka ndodhur vrasja është e rrethuar nga Policia, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e krimit. Policia greke ka mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë nga Chalandri deri në Patimë, për të zbuluar më shumë rreth personave që kanë kryer vrasjen.
Nga lindi pseudonimi "shkurre"?
Nofkën e mori pasi kur merrte "kontrata" për të ekzekutuar njerëz, ai fshihej pas shkurreve dhe i ekzekutonte. Por ky version qarkullon si thashethem, pasi asnjëherë nuk janë ngritur akuza kundër tij. Viktima ishte bërë i njohur për autoritetet që në vitin 1990 dhe duket se i përkiste një grupi kriminal, lideri i të cilëve u vra në vitin 2000 në Schinias. Ai ishte një nga 2-3 anëtarët e mbetur të mafias greke dhe sipas të njëjtave informacione, ai e dinte se kishte një plan për ta vrarë.
Megjithatë, bie në sy fakti se viktima e Chalandrios, edhe pse ishte një nga anëtarët më të fuqishëm të grupit që mbeti, qarkullonte pa asnjë masë mbrojtëse, madje shumë njerëz dëshmojnë se e kanë parë duke lëvizur nëpër rrugë me motor./ZËRI