
GROZNY- Janë publikuar pamje nga dasma e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar të kreut çeçen Ramzan Kadyrov, në të cilat dhëndri shihet duke drejtuar një Mercedes të limituar dhe duke mbajtur një orë dore me vlerë miliona euro. Detajet i zbuloi Maria Pevchikh nga Fondacioni Kundër Korrupsionit (FBK) i themeluar nga lideri i ndjerë i opozitës ruse, Alexey Navalny-t.
Në pamjet e dasmës të disponueshme në mediat sociale, Kadyrov shihet duke qëlluar me armë në ajër ndërsa drejton një makinë jeshile, një "Mercedes-Benz G-Class i viteve 1980". Si kjo makinë janë prodhuar vetëm 460 modele në tre ngjyra, por Kadyrov që ka zgjedhur ngjyrën "Agave Green". Në Gjermani, SUV-të shiten për rreth 160,000 euro.
Në të njëjtën video, Kadyrov shihet duke mbajtur në dorë një orë dore model 'Ashoka' nga "Jacob&Co Billionaire" të zbukuruar me diamante.
Në varësi të detajeve, orë të tilla mundë të kushtojnë nga 2.5 milionë deri në 17 milionë euro.
LUKSET E DASMËS:
Dasma zyrtare e Kadyrov ishte planifikuar të mbahej të premten, megjithëse postimet në rrjetet sociale nga motra e tij, Aishat Kadyrova, zbuluan se festimet u zhvilluan të shtunën dhe të dielën. Nusja quhet Medni. Po ashtu, të shtunën, Ramzan Kadyrov tha në kanalin e tij në Telegram se Vladimir Putin i kishte dërguar urimet e tij më të mira Adamit, djalit të tij.
Adam Kadyrov thuhet se ka lidhur një martesë islame me vajzën e senatorit çeçen Suleyman Geremeyev më 8 qershor 2024. Kjo vjen pas raportimeve se shëndeti i të atit të tij po përkeqësohet dhe i biri po projektohet si pasuesi i tij./ZËRI