Bota

Caktohet DATA: Më 9 shtator Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për vazhdimin e seancës konstituive

Dehari ka kërkuar që deri në datën e caktuar marrëveshja politike të pasohet nga përgjegjësi konkrete, duke shtuar se Kosovës nuk i duhet një tjetër vonesë, një krizë e re politike dhe, aq më pak, një proces i ri zgjedhor.

zh.ll
Caktohet DATA: Më 9 shtator Kuvendi i Kosovës do të mblidhet
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 9 shtator për të vazhduar seancën e radhës konstituive. Vendimi është njoftuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili ka bërë me dije se është vazhdimi i seancës është shtyrë me qëllim që t'u jepet më shumë kohë partive politike për të arritur një marrëveshje që do të siguronte votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit.

Dehari ka kërkuar që deri në datën e caktuar marrëveshja politike të pasohet nga përgjegjësi konkrete, duke shtuar se Kosovës nuk i duhet një tjetër vonesë, një krizë e re politike dhe, aq më pak, një proces i ri zgjedhor.

“Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.

Ky zhvillim vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës (LDK) paralajmëroi se do të çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa këtë të premte deputetët e saj dhe të Aleancës bllokuan hyrjen e Qeverisë dhe përsëritën thirrjen për konstituimin e Kuvendit.

Ngërçi politik në Kosovë u thellua, pasi marrëveshja VV-LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president dështoi brenda pak orësh. Gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan kandidaturën, sepse nuk duan t’i zgjasin pushtetin Albin Kurtit./ZËRI

Poll

MOS HUMB