Bota

Autori i sulmit në Holandë ende i paidentifikuar, Policia: Ka disa dokumente! Spekulimet: Mund të jetë shqiptar...

Autoritet kanë deklaruar se autori ka disa dokumente të ndryshme që duhen kontrolluar. 

F.I
Autori i sulmit në Holandë ende i paidentifikuar, Policia: Ka disa
PAMJE NGA VENDNGJARJA

HOLANDË-Pas një sulmi me thikë në Amsterdam të Holandës, një ditë më parë, Policia është ende e paqartë për identitetin dhe motivin e autorit të dyshuar. Autori i sulmit me thikë të ndodhur ditën e djeshme më 27 mars në qendër të Amsterdam-it, ku u plagosën 5 persona u arrestua në vendngjarje. 

I dyshuari gjithashtu mbeti i plagosur, por asgjë tjetër nuk dihet rreth tij. Autoritet kanë deklaruar se autori ka disa dokumente të ndryshme që duhen kontrolluar, raportojnë mediat e huaja. 

“Prioriteti i parë i hetimit është përcaktimi i identitetit të të dyshuarit të arrestuar. Një identitet i mundshëm dihet, por për shkak të një sërë dokumentesh, kjo duhet të hetohet më tej. Dihet se ai është regjistruar në një hotel në Amsterdam më 26 mars. Dëshmitarët të publikojnë foto dhe video nga vendi i ngjarjes, rrjeti të na ndihmojnë,"-thuhet në njoftimin e policisë.

Në rrjetet sociale spekulohet se ai është me origjinë shqiptare, ukrainase ose britanike. Por këto aludime pritet të verifikohen nga autoritetet.


Sulmi thuhet se ka ndodhur rreth orës 15:30. në një ose më shumë rrugë pranë Sheshit Dam - sheshi qendror i kryeqytetit holandez përballë Pallatit Mbretëror. Viktimat thuhet se janë një grua 19-vjeçare nga Amsterdami, një grua 73-vjeçare nga Belgjika, një burrë 26-vjeçar nga Polonia dhe dy amerikanë amerikanë, një grua 67-vjeçare dhe një burrë 60-vjeçar./ZËRI

Poll

MOS HUMB