Bota

Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, lëkundje dhe në Tajlandë! PAMJET- Ndërtesa të shembura dhe rrugë të çara, një viktimë

Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente thotë se 43 persona kanë mbetur të bllokuar në një ndërtesë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

F.I
Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, lëkundje dhe në Tajlandë!
Pamje nga vendngjarja

AZI-Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Myanmar, raporton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Lëkundjet u ndjenë në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa pamjet në mediat sociale tregojnë njerëz që evakuojnë ndërtesat në Bangkok dhe mblidhen në rrugë. Instituti Kombëtar i Mjekësisë Emergjente i Tajlandës ka thënë se të paktën një person ka humbur jetën pasi një objekt në ndërtim e sipër në Bangkok u shemb tërmeti i fortë.

Po ashtu raportohet se 43 persona kanë mbetur të bllokuar në një tjetër ndërtesë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur. Sipas USGS, epiqendra e tërmetit ishte 16 km (10 milje) në veriperëndim të qytetit Birman të Sagaing, pranë qytetit Mandalay. Kjo është një zonë rreth 100 km në veri të kryeqytetit Naypyidaw. 


Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, lëkundje dhe në Tajlandë!

Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, lëkundje dhe në Tajlandë!

Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, lëkundje dhe në Tajlandë!

Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, lëkundje dhe në Tajlandë!

Disa banorë raportuan se uji doli nga pishinat për shkak të lëkundjeve të fuqishme, ndërsa disa godina të larta dridheshin për disa sekonda. Autoritetet në rajon po ndjekin situatën me kujdes, duke vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e pasgoditjeve. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë për të shmangur rreziqet e mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB