
AZI-Ndërtesa të larta që shemben, rrënoja dhe rrugë të çara, këto janë pamjet që vijnë nga Myanmar dhe Tajlanda pas tërmetit me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter që goditi vendin. Videot e postuara në rrjet nga të dy vendet tregojnë banorët e frikësuar, duke vrapuar nga kullat e banimit që lëkunden ndërsa pluhuri mbulon qytetin e ngarkuar.
Postimet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura në qytetin e Mandalay dhe forcat që po shpëtojnë banorët e mbetur nën rrënoja. Dramatike është edhe videoja e shembjes së “urës historike Ava apo Sagaing”.
View this post on Instagram
Instituti Gjeologjik i SHBA (US Geological Survey) ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Myanmar. Sipas informacionit në faqen zyrtare, "është e mundur që të ketë shumë viktima dhe dëme të mëdha, dhe katastrofa të jetë shumë e madhe. Agjencia njofton gjithashtu se "është shumë e mundshme që tw jenw mijëra të vdekurit"./ZËRI