RUMANI-Dy vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate janë arrestuar në Miami, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar ekstradimin e tyre për t'u përballur me akuza për përdhunim, trafikim të qenieve njerëzore, dhunë seksuale dhe vepra të tjera penale. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë bërë publike arsyen zyrtare të arrestimit apo akuzat formale ndaj tyre në SHBA.
Dy vëllezërit, me shtetësi amerikane dhe britanike, janë të njohur në rrjetet sociale për promovimin e ideve mizogjene dhe teorive mbi "hipermaskulinitetin".
Ata u zhvendosën në Rumani në vitin 2016 dhe u arrestuan atje në vitin 2022, nën dyshimet se kishin organizuar një rrjet për rekrutimin e grave, të cilat detyroheshin të prostituoheshin ose të prodhonin materiale pornografike. Të dy i kanë mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa procedurat gjyqësore në Rumani u pezulluan për shkak të parregullsive ligjore dhe procedurale.
Andreë Tate u bë gjithashtu i njohur për përplasjen me aktivisten Greta Thunberg, ndërsa më herët ishte përjashtuar nga versioni britanik i "Big Brother", pasi u publikuan pamje ku ai shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj një konkurrenteje.
Ndaj Andreë Tate, 39 vjeç, janë ngritur shtatë akuza për përdhunim, tre për organizim ose lehtësim të trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual, tre për plagosje dhe 19 akuza të tjera që lidhen me materiale me të mitur dhe pornografi ekstreme.
Ndërsa Tristan Tate, 38 vjeç, akuzohet për dhunë seksuale, dy raste përdhunimi dhe tre akuza për organizim ose lehtësim të trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual. Akuzat lidhen me ngjarje të ndodhura mes korrikut 2010 dhe gushtit 2017.
Avokati i vëllezërve Tate e ka cilësuar arrestimin si një "abuzim të rëndë" dhe ka deklaruar se pret lirimin e tyre në një kohë të shkurtër./Corriere della Sera