Bota

AfD fiton zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, shënon rezultatin më të lartë në historinë e saj

Me këtë rezultat, AfD bëhet forca më e madhe politike në parlamentin e landit, ndërsa CDU, e drejtuar nga kryeministri Sven Schulze, renditet e dyta me 18.5%, duke pësuar një rënie të fortë krahasuar me 37.1% të votave që kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme.

M.K.
AfD fiton zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, shënon rezultatin më
Ulrich Siegmund

GJERMANI- Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka dalë fituese e zgjedhjeve në landin Saksoni- Anhalt, duke regjistruar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një garë rajonale. Sipas projeksionit të publikuar nga ARD, bazuar në të dhënat e institutit infratest dimap, AfD ka siguruar 44.5% të votave, më shumë se dyfishi i rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori 20.8%.

Me këtë rezultat, AfD bëhet forca më e madhe politike në parlamentin e landit, ndërsa CDU, e drejtuar nga kryeministri Sven Schulze, renditet e dyta me 18.5%, duke pësuar një rënie të fortë krahasuar me 37.1% të votave që kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme. Sipas projeksioneve, në parlament pritet të hyjnë edhe Die Linke me 9.5%, Të Gjelbrit me 9.0%, SPD me 8.0% dhe BSW me 5.0%. Partitë e tjera nuk kanë arritur pragun e nevojshëm për përfaqësim.

Rezultatet mbeten ende në fazën e projeksioneve dhe mund të pësojnë ndryshime të lehta deri në publikimin e rezultateve përfundimtare./ZËRI 

Poll

MOS HUMB