
SHBA- TikTok është gati të mbyllë aplikacionin e tij për 170 milionë përdorues amerikanë. Thuhet se nga e diela, aplikacioni nuk do të jetë më i hapur për përdoruesit amerikanë. Ky lajm ka bërë që përdoruesit amerikanë t'i dynden aplikacioneve rivale. Aplikacioni "RedNote" ka parë një migrim të madh të përdoruesëve amerikanë në muajt e fundit. Po kështu, Lemon8 – një lloj ‘aplikacioni për gjithçka’ po përdoret në masë. Edhe pse është po në pronësi të ByteDance, e njëjta kompani mëmë si TikTok .
Por ka alternativa të tjera.
Instagram Reels
Përdoruesit e Instagramit do të fokusohen edhe më shumë tek Reels, i cili i lejon njerëzit të krijojnë dhe të kalojnë nëpër video të shkurtra. Ai u prezantua në gusht 2020, ndërsa TikTok sapo kishte fituar popullaritet nga pandemia.
RedNote (Xiaohongshu)
RedNote, një aplikacion i mediave sociale në gjuhën kineze, i cili tani është i disponueshëm edhe në anglisht.
Shorts YouTube
Seksioni Shorts i platformës së videove me formë të gjatë YouTube përfshin veçori që janë të ngjashme me ato të TikTok. Ishte përpjekja e YouTube për të konkurruar me TikTok në shtator 2020.
Snapchat Spotlight
Seksioni i shkurtër i videove të Snapchat, i quajtur Spotlight, i lejon përdoruesit të shohin Snaps të paraqitura nga përdoruesit në të gjithë botën. Shumë ndikues kanë një prani në Snapchat.
Triller
Aplikacioni Triller i lejon përdoruesit të krijojnë video muzikore, skeçe dhe video të sinkronizuara. Është e ngjashme me aplikacioni Musical.ly, i cili u bashkua në TikTok në 2018.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se për shkak se kompania mëmë e TikTok është nga Kina dhe se ka akses në të dhënat e përdoruesve, ndaj paraqet "një kërcënim të sigurisë kombëtare me thellësi dhe shkallë të madhe". Ky është vendim i fortë për një platformë që krenohet me rreth 1.6 miliardë përdorues aktivë çdo muaj në nivel global - rreth 170 milionë vetëm nga SHBA./ZËRI