Bota

16 të vdekur dhe 2.9 mln njerëz pa drita! Uragani Milton la pas vetëm shkatërrim, PAMJET nga Florida

Guvernatori i shtetit, Ron tha se ai foli me Presidentin Joe Biden të enjten në mëngjes.

k.m.
16 të vdekur dhe 2.9 mln njerëz pa drita! Uragani Milton la pas
Pamje nga Florida

SHBA- Florida po llogarit viktimat dhe dëmetqë la pas uragani Milton. Numri i të vdekurve nga uragani Milton përllogaritet deri më tani të jetë 16 persona. Të paktën kështu raporton media prestigjoze amerikane "CNN". Ky është numri i të vdekurve sipas qarqeve: Qarku St. Lucie: 6 persona; Qarku Pinellas: 2; Qarku Volusia: 3; Qarku i Citrus: 1; Qarku Hillsborough: 1; Qarku Polk: 1; Qarku Sarasota: 1; Orange County: 1. Por operacionet e shpëtimit vazhdojnë! Guvernatori i Floridës Ron DeSandis konfirmoi se kishin shpëtuar 340 njerëz dhe 49 kafshë shtëpiake.

Kjo pasi gjatë kulmit të tij, uragani Milton shkatërroi shtëpi dhe përmbyti rrugët në një pjesë të madhe të Floridës. Banorët që ishin evakuuar para stuhisë, pasi u kërkuan nga zyrtarët lokalë të largoheshin, u kthyen në shtëpitë e tyre pasi rrugët dhe urat u rihapën. Zyrtarët thanë se përpjekjet për të rivendosur energjinë dhe pastrimin e mbeturinave kishin nisur, megjithëse ka ende shumë punë para. Guvernatori i shtetit, Ron tha se ai foli me Presidentin Joe Biden të enjten në mëngjes.

"Ai dëshiron të na ndihmojë,"- tha DeSantis.

Në çështje tentoi që të përfshihej edhe Trump. Ky i fundit u ankua për faktin se të prekurit nga uragani do të marrin vetëm 750 dollarë ndihma, duke sjellë edhe reagimin e ashpër të presidentit në detyrë. 

"Mr. President Trump (Zoti president Trump), merru me jetën tëndë mor' burrrë. Ndihmoi këta njerëz,"-iu përgjigj Biden. E më  pas shtoi se zonat që u goditën rëndë nga uragani vdekjeprurës do të rindërtohen dhe për këtë arsye qeveria amerikane do të alokojë miliarda dollarë fonde.

16 të vdekur dhe 2.9 mln njerëz pa drita! Uragani Milton la pas
Harta e banorëve pa energji elektrike

Aktualisht, më shumë se 2.9 milionë persona në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. Disa qytete në të dy brigjet e Floridës u përmbytën derisa uragani Milton u dobësua dhe u shua në ujërat më të ftohta të Oqeanit Atlantik. Pavarësisht se uragani është shuar, në Florida ka ende erëra të forta, veçanërisht përgjatë bregut lindor. Megjithatë, situata pritet që të nisë përmirësimin sot dhe gjatë ditëve në vazhdim. Edhe pse situata pritet të përmirësohet, sot parashikohen reshje të lokalizuara shiu në pjesët lindore dhe jugore të Floridës.

Ndërkohë që uragani vepronte në tokë, një tjetër uragan ishte formuar në rrjetet sociale: ai i lajmeve të rreme. Si gjithmonë në rrjet kanë nisur teoritë e konspiracionit nga më të ndryshmet duke nisur nga dyshimet për saktësinë e parashikimeve të motit, tek besueshmëria e operacioneve të shpëtimit, deri te pretendimet e rreme - të miratuara gjithashtu nga Donald Trump - se fondet për lehtësimin pas fatkeqësisë po kanalizohen tek emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

Në qendër të përhapjes së dezinformatave janë imazhet dhe videot e rreme të paraqitura në internet si reale. Duke përdorur inteligjencën artificiale, janë përdorur pamje të uraganave të kaluara për të pretenduar se qeveria amerikane "kontrollon" motin. Politikania dhe biznesmenia, Marjorie Taylor Greene ia vuri "vulën". Ajo shkroi në "X" se e kishte të sigurtë që qeveria e kontrollonte motin, madje shpërndau edhe mënyrën sesi. 

16 të vdekur dhe 2.9 mln njerëz pa drita! Uragani Milton la pas

Sipas Institutit të Dialogut Strategjik, postimet më të shumta që përhapin informacion të rremë vijnë nga llogaritë që mbështesin Donald Trump, duke synuar goditjen e politikës së emigracionit në vend. Promovimi i teorive të tilla konspirative në prag të zgjedhjeve të ardhshme në SHBA kërcënon të polarizojë më tej peizazhin politik dhe të minojë besimin e qytetarëve në agjencitë qeveritare. Shpejtësia me të cilën përhapen këto teori konspirative ka implikime serioze në jetën reale.

Për shembull, përhapja e informacioneve të rreme rreth uraganit Milton, si teoritë e supozuara për "tradhti" nga ana e punonjësve të ndihmës së shpejtë, jo vetëm që pengon punën e shpëtimtarëve në terren, por edhe nxit dyshimin tek qytetarët, të cilët bëhen të ndjeshëm ndaj informacioneve të tjera po ashtu të rreme./ZËRI

Poll

MOS HUMB