
OSLO- Çmimi Nobel i Paqes 2024 i është dhënë "Nihon Hidankyo", një organizatë japoneze për të mbijetuarve të bombës atomike për përpjekjet e saj "për një botë pa armë bërthamore". Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi organizatën që kërkon që armët bërthamore të mos përdoren kurrë më.
Organizata, e njohur gjithashtu si Hibakusha, u formua nga të mbijetuarit e bombave atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
"Një ditë, të mbijetuarit e bombës atomike nga Hiroshima dhe Nagasaki nuk do të jenë më mes nesh si dëshmitarë të historisë. Por me një kulturë të fortë kujtimi dhe angazhim të vazhdueshëm, gjeneratat e reja në Japoni po përcjellin përvojën dhe mesazhin e dëshmitarëve,"-njoftoi komiteti që prezanton çmimin Nobe.
Dan Smith, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), tha për CNN se ishte "i kënaqur" që Hibakusha ishte fituesi i këtj vitit.
“Siç thanë udhëheqësit sovjetikë dhe amerikanë Gorbachev dhe Reagan në 1985, lufta bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Hibakusha na e kujton këtë çdo ditë. Në Nagasaki ishte hera e dytë që u përdor një armë bërthamore në luftë: Le të jetë e fundit!,"- tha Smith.
Çmimi vjen edhe me një shumëprej 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë). Së bashku me çmimin në para, fituesve do t'u jepet edhe një medalje më 10 dhjetor. Çmimi Nobel për Paqe u shpall në Institutin Norvegjez Nobel në Oslo dhe është i vetmi që jepet në kryeqytetin norvegjez, ndërsa të tjerët shpallen në Stokholm. Dje, Han Kang fitoi çmimin Nobel për Letërsinë për prozën e saj intensive poetike me të cilën trajton traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore./ZËRI