Bota

"1 mln euro për ta ekzekutuar"/ Në 2021 u kërcënua nga shqiptarët, vihet nën mbrojtje kryeprokurori i Brukselit

Julien Moinil thuhet se është në shënjestër të kriminelëve të përfshirë në trafikun e drogës.

k.m.
"1 mln euro për ta ekzekutuar"/ Në 2021 u kërcënua
Julien Moinil

BRUKSEL- Prej disa ditësh, prokurori Julien Moinil ka qenë i rrethuar nga disa truproja që në çdo kohë sigurohen që hetuesi të jetë i ndjekur nga një eskortë policore. Sipas mediave të huaja, magjistrati është në shënjestër të një kërcënimi nga grupi që merret me trafikun e drogës në Bruksel. Ky kërcënim, i konsideruar real, i ka shtyrë autoritetet të rrisin ndjeshëm sigurinë rreth prokurorit.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë rast. E ashtuquajtura "Qendra e Krizave" gjithashtu nuk dha detaje lidhur me atë që kishte ndodhur dhe pse ishte e nevojshme shoqërimi i hetuesit. Julien Moinil mori detyrën si kreu i Prokurorisë Publike në Belgjikë në fillim të vitit. Deri më tani, ai nuk kishte përfituar nga ndonjë masë e posaçme për mbrojtjen e tij. 

Për Julien Moinil, i cili ka qenë i përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar gjatë dhjetë viteve të fundit, nuk është hera e parë që shoqërohet me ekskortë. Kur ai shërbeu në zyrën e prokurorit federal, atij iu desh të vihej nën mbrojtje në të paktën dy raste. Së pari, në vitin 2020, pasi hetoi një skemë mashtrimi me shitjen e mjeteve të përdorura. Grupi kriminal që hetoi prokuori mendoi hakmarrjen dhe u përpoq të rekrutonte vrasës me pagesë për të eliminuar prokurorin.

Pastaj, në fund të vitit 2021, në kontekstin e çështjes së madhe të trafikimit të drogës, gazeta e përditshme "Le Soir" zbuloi se kishte plane brenda mjedisit kriminal shqiptar për të kryer atentat ndaj tij. Madje ofruan për kokën e tij shumën prej 1 milionë eurosh. Kësaj here, nuk dihet se ku ka "shkelur" hetuesi gjatë punës së tij. Deri më tani, edhe ai vetë ka zgjedhur heshtjen, por ndoshta më të ardhmen do të zbulojë detaje të tjera lidhur me personat që kërkonin me çdo kusht eliminimin e tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB