Bota

Misteri i vdekjes së një 35-vjeçari që u “thith” nga motori i një avioni në Bergamo

Andrea Russo ka lindur në vitin 1990, vjen nga qyteti provincial i Bergamos, Calcinate, dhe sipas gazetës italiane "Il Corriere della Sera", kishte një histori me përdorimin e drogës.

k.m.
Misteri i vdekjes së një 35-vjeçari që u
Andrea Russo

ITALI- Autoritetet italiane kanë identifikuar 35-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht kur u “thith” nga motori i një avioni në aeroportin Orio al Serio të Bergamos. Andrea Russo ka lindur në vitin 1990, vjen nga qyteti provincial i Bergamos, Calcinate, dhe sipas gazetës italiane "Il Corriere della Sera", kishte një histori me përdorimin e drogës. Në përpjekje për t'u përballur me varësinë e tij, ai u bashkua me një program rehabilitimi. Në vitet e fundit, ai ia kishte dalë që të fitonte betejën me varësinë dhe kishte nisur që të rindërtonte jetën e tij. 

Ai ishte i angazhuar profesionalisht me mirëmbajtjen e shtëpive dhe jetonte në një apartament me një të afërmin e tij. Deri sot, nuk kishte më asgjë që nuk shkonte me jetën e saj. Ndaj nuk dihet se çfarë mund ta ketë shtyrë të kryente vetëvrasje. Autoritetet që po hetojnë rastin janë duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka ndodhur diçka që e ka shtyrë drejt aktit të rëndë.

Një nga pasagjerët e fluturimit Volotea për në Asturias, duke folur për Corriere della Sera, shpjegoi se ndërsa ngjitej shkallët e Airbus A319, pa të gjithë skenën. 

"Pashë një zotëri që po ikte me vrap nga asistentët. Ai fillimisht shkoi tek motori i djathtë i aeroplanit, pastaj u kthye dhe ra ose u thith nga motori tjetër,"- tha dëshmitari okular, duke shtuar se ishte ende në gjendje shoku./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB