Bota

Trump për Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vret njerëz dhe po na thotë budallallëqe

Gjatë diskutimit me gazetarët rreth Rusisë, Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Vladimir Putinit, duke thënë se nuk është i kënaqur me të.

k.m.
Trump për Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vret njerëz
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mblodhi kabinetin e tij sot për të paraqitur iniciativat e tyre të fundit dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Gjatë diskutimit me gazetarët rreth Rusisë, Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Vladimir Putinit, duke thënë se nuk është i kënaqur me të. Madje shtoi se nuk i pëlqen që Putini "po vret shumë njerëz", si ushtarë rusë, ashtu edhe ukrainas.

Presidenti amerikan nuk hezitoi të përdorte gjuhë të ashpër, duke deklaruar: Putin po thotë shumë budallallëqe. Pastaj me ironi shtoi se: Presidenti rus është gjithmonë i sjellshëm, por në fund të fundit nuk ka rëndësi. Kur u pyet nëse planifikonte të ndërmerrte veprime kundër Putinit, Trump u përgjigj në mënyrë misterioze: Nuk ua them, duke e lënë mundësinë e hapur për të bërë aludime.

Megjithatë, ai pranoi se lufta "ka rezultuar më e ashpër" nga sa kishin parashikuar fillimisht amerikanët. Kur u pyet nëse donte sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, ai u përgjigj: Po e shqyrtoj.

Mesa duket Trump ka ndryshuarmendim, pasi gjatë fushatës së tij zgjedhore, ai vazhdimisht pretendonte se mund ta përfundonte luftën në Ukrainë brenda një dite - diçka që në praktikë ka rezultuar e vështirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB