Aktualitet

ZËRI siguron FOTON/ Blerim Abazi, i arrestuar nga SPAK, i punësuar në Bashkinë e Krujës

ZËRI ka siguruar dokumentin, që fakton se Abazi, ka punuar pranë Ujësjellës Kanalizime Krujë, si Specialist Vëzhgimi. 

E.K
ZËRI siguron FOTON/ Blerim Abazi, i arrestuar nga SPAK, i punësuar
Blerim Abazi

TIRANË- Blerim Abazi, i arrestuar pak ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të operacionit "Revanshi", rezulton të ketë qenë punonjës pranë Bashkisë së Krujës. ZËRI ka siguruar dokumentin, që fakton se Abazi, ka punuar pranë Ujësjellës Kanalizime Krujë, si Specialist Vëzhgimi. 

ZËRI siguron FOTON/ Blerim Abazi, i arrestuar nga SPAK, i punësuar
Blerim Abazi

Blerim Abazi akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje, në veçanti për ekzekutimin e Durim Bamit, tëshmë në arrati. SPAK bën me dije në akuzën e ngritur se Blerim Abazi do të përballet me drejtësinë dhe për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Abazi është tashmë në qeli, GJKKO në seancën e zhvilluar pak ditë më parë e la në masën e sigurisë 'Arrest me burg". 

Nga hetimet rezulton se jo vetëm Abazi, por dhe Vinçenz Tuku, i shpallur në kërkim në kuadër të po të njëtit operacion nga SPAK, rezulton si i punësuar në Administratën Publike, konkretisht si Specialist i Lartë në Bashkinë e Lezhës. 

Lista e plotë e URDHËR-ARRESTEVE: 

1. Arben Ndoka

2. Arian Tuku

3. Ilia Ndoka

4. Samuel Ndoka

5. Vinçens Tuku

6. Ervis Martinaj

7. Jozi Kraja

8. Astrit Avdyli

9. Aldo Avdyli

10. Miri Bruli

11. Naim Stafuka

12. Emiljano Shullazi

13. Blerim Abazi

14. Elvis Ndreca

15. Oltion Zefi

16. Edson Jozëik

17. Armando Ndreca

18. Kasandër Noga

19. Elson Reçi

20. Besian Xhixha

21. Enver Diva

22. Robert Laçi

23. Fatmir Troplini

24. Klodian Shahini

25. Henerigert Mitri

26. Gjergji Cukali

27. Kristos Teta

28. Denis Meta

29. Gentian Binjaku

30. Viktor Imeraj

31. Satilno Basho

32. Marklen Haka

33. Tori Xhecuka

34. Edison Muceku

35. Albert Zaja

36. Florenc Kelmendi

37. Ardit Gjokrosa

38. Deivis Bajramaj

39. Adrian Pikli

40. Durim Bami

41. Endrit Dokle

42. Xhelal Rraja

43. Altin Morina

44. Leonard Duka

45. Erlis Duka

46. Fatmir Hyseni

47. Altin Gega

48. Drianto Bardhi

49. Fabio Ballabani

50. Elton Zalla.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB