
DURRËS- Një sasi prej 7 kilogramë kokainë është gjetur dhe sekuestruar këtë të shtunë në portin e Durrësit. Raportohet se droga ishte e ndarë në shtatë pako me vakum dhe e fshehur në një furgon mallrash që i përket kompanisë 'Bledi Travel". Kokaina ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Në pranga kënë rënë dy persona, të identifikuar si Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, të dy me origjinë nga Tropoja.
Kompania, të cilës i përkiste furgoni rezulton se është e regjistruar në Britaninë e Madhe, prandaj dhe është kërkuar mbështetje nga homologët britanikë. Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithësisht dërgesa produktesh të ndryshme. Policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë rreth personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku./ZËRI