Aktualitet

Zjarri i frikshëm në Shkodër, 80 tregtarë mbeten në rrugë të madhe: Kush më merr mua tani në punë?

Tregtari në Shkodër: Mos më fol jam shumë i mërzitur, kam mbajtur familjen me këtë punë

E.K
Zjarri i frikshëm në Shkodër, 80 tregtarë mbeten në
TREGTARI NE SHKODER

SHKODËR- Zjarri i përmasave gjigante që përfshiu tregun e rrobave të përdorura ditën e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi” ka lënë pa punë rreth 70-80 tregtarë, të cilët sipas tyre kjo punë ka qenë i vetmi burim i të ardhurave.

Pas shkrumbimit të tregut nuk mund të mbajnë dot familjen me bukë sepse nuk është e lehtë të gjesh një punë tjetër. Një tregtar 56-vjeçar shprehet se ndihet shumë i mërzitur, e gjithë familja jetonte me këtë punë dhe se i gjithë malli i tij iu dogj.

“S’kam koment, për Zotin, jam shumë i mërzitur me thënë të drejtën. Kam 22 vite këtu. Me këtë punë kam mbajtur të gjithë familjen, çfarë burimi të kem unë tjetër? Asnjë gjë në botë. Kam tregtuar rroba të përdorura. Vetëm unë kam pasur të paktën 30 thasë mall, 7-8 thasë i kam patur në banak, të tjerat i kam patur këtu stoqe. Tani do bëjmë çfarë të thotë bashkia, jemi në rrugë të madhe, unë jam 56 vjeç, kush më merr mua në punë? Veç me u lodh kot”, u shpreh një tregtar tjetër.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, shprehet një tregtare.

Një prononcim për mediat ka dhënë edhe zjarrfikësi, i cili ka punuar së bashku me strukturat e tjera për shuarjen e flakëve në tregun e rrobave, i cili ka thënë se nuk janë ndeshur më parë me një situatë të tillë në Shkodër.

Zjarrfikësi: Pasi ka ardhur njoftimi, kemi vënë në eficencë 7 mjete zjarrfikëse përsa i përket shuarjes së zjarrit në tregun e lagjes Perash. Në këtë operacion janë angazhuar të gjithë mjetet dhe po ashtu na kanë ardhur në ndihmë dhe nga qytete të tjera. Ka qenë një nga rastet më të vështira, zjarri ka qenë i menjëhershëm, kishte një vrull të paparë që nuk na kishte ndodhur ndonjëherë në zonën e Shkodrës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB