Aktualitet

Zjarrfikësja e Lushnjës pa autoshkallë, në ndihmë shkojnë mjete nga Fieri e Patosi

Pesë zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje.

f.t
Zjarrfikësja e Lushnjës pa autoshkallë, në ndihmë
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Teksa flakët në qendrën tregtare 'Metropol'në Lushnje janë përhapur, forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të bërë evakuimin e plotë.

Por nga ana tjetër zjarrfikësja e Lushnjës nuk ka autoshkallë dhe në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Fieri e Patosi. Pesë zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Po ashtu për të evokuar qytetarët po punon edhe një vinç në mënyrë që të nxjerri njerëzit e bllokuar në ndërtesë.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka nisur nga tubat e ajrimit, ku janë djegur kabujt elektrik. Ky defekt dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, por mbetet që ky version të verifikohet nga zjarrfikësit, të cilët do nisin nga hetimet pasi të kenë shuar flakët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB