Aktualitet

Zjarr pranë azilit në Fier, shtullungat e tymit 'izolojnë' godinën! 8 të moshuar në spital

Për pasojë 8 prej tyre, dy të paralizuar dhe pjesa tjetër me probleme pulmonare kanë përfunduiar për ndihmë mjekësore në spital. 

E.K
Zjarr pranë azilit në Fier, shtullungat e tymit
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Tetë të moshuar kanë mbetur të asfiksuar këtë të mërkurë pasi tymi "pushtoi" katin e dytë të godinës së Shtëpisë së të Moshuarve në Fier. Zjarri ka rënë në një banesë ngjitur me azilin duke bërë që shtullungat e tymit të bllokonin institucionin e kujdesit për të moshuarit. Për pasojë 8 prej tyre, dy të paralizuar dhe pjesa tjetër me probleme pulmonare kanë përfunduiar për ndihmë mjekësore në spital

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Sipas mjekes së Spitalit të Fierit, Yllka Tare, gjendja e tyre paraqitet e qëndrushme e brenda normave, e po ashtu nuk ka rrezik për jetën. Të moshuarit thotë ajo, më shumë ishin në gjendje ankthi nga ajo që përjetuan. 

Mjekja Yllka TareGjendja e të moshuarve duket e mirë. Të sëmurët që i kishim me probleme i kemi transportuar për në spital. Dy asmatikë, një të sëmurë të paralizuar me edemë pulmonare... Dëmtime nga zjarri nuk kemi. Më shumë nga ankthi... Edhe pak nga tymi. Nuk ka me asfiksi. Të gjithë janë në gjendje të mirë nën kontrollin tonë.

Për mediat, drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Dorina Gjino tha se flakët ishin jashtë godinës dhe se në shtëpi ka mbërritur vetëm tymi. 

Dorina Gjino: Aktualisht situata është e qetë, të moshuarit të gjithë u evakuan. Zjarri ishte jashtë institucionit. Në institucion ka pasur tym sepse zjarri ka rënë ngjitur me institucionin. 8 tëmoshuar janë në spital,  janë azmatik dhe për merak i nisëm.

Një e moshuar ka treguar e tronditur dhe momentin ku iu është dashur të evakuohen. Sipas saj, për shkak të tymit shkallët ishin bërë të pakalueshme dhe mezi mbusheshin me frymë. 

RRËFIMET

E moshuaraKur unë e pashë, tymi po vinte. Gjithmonë sirena bie për një incident të vogël. Kur e pashë tymin i thashë shoqes së dhomës çohu se po mbushet shtëpia me ty. Dhe ikëm avash avash, kur shkuam te shkallët e dyta nuk u mbushëm dot me frymë. Pastaj erdhën dhe na ndihmuan. Nuk ka pasur incidente. Kam 6 vite këtu dhe nuk ka bërë vaki. Shkëndija elektrike çfarë nuk mund të japi.  Ishim të gjithë brenda. Ka ardhur i gjithë tymi brenda dhe u bllokuam brenda. Jemi të gjithë brenda. Asnjë nuk prek shyqyr Zotit. Ishte një moment paniku por jo i dëmshëm.

I Moshuari:Shumë keq, ishim të gjithë brenda. Shyqyr që nuk ra natën! Një panel elektrik bëri masë, shkëndijë dhe u ndezën ca materiale atje mbrapa dhe ka ardhur i gjithë tymi brenda. U bllokuan komplet. Erdhi policia e i nxorrën, dolëm të gjithë jashtë dhe jemi shëndosh e mirë. Asnjë nuk është prekur as sa maja e thoit, kemi shpëtuar shyqyr Zotit. U frikësuan se të frikëson më shumë ajo e bërtitura, gratë andej e burrat këtej.

Në vendin e ngjarjes mbërrit dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, i cili u shpreh se duhet ndërtuar një shtëpi e re për të moshuarit, pasi godina aktuale është e vjetër. 

Armando Subashi: Disa nga të moshuarit janë në gjendje më të rënduar për shkak të moshës, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për jetën. Sot do punojmë gjatë gjithë natës për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme godinën. Godina është e vjetër, nuk është bërë rikonstruksion gjatë viteve që kam qenë kryebashkiak, duhet parë mundësia e ndërtimit të një shtëpie të re, pasi kjo është ndër të paktat qendra në Shqipëri, ku vijnë të moshuar nga i gjithë vendi. Ndoshta ka ardhur momenti për ndërtimin e një shtëpie të re, ndoshta ky incident shërben për ta parë gjënë më thellë.

Zjarr pranë azilit në Fier, shtullungat e tymit
Pamje nga vendi i ngjarjes
Zjarr pranë azilit në Fier, shtullungat e tymit
Pamje nga vendi i ngjarjes
Zjarr pranë azilit në Fier, shtullungat e tymit
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të moshuarit janë transportuar të gjithë drejt spitalit për të kaluar natën derisa të pastrohet shtëpia e tyre./Zëri

Poll

MOS HUMB