
TIRANË- Shëndeti mendor, anemia, sëmundjet e zemrës dhe humbja e dëgjimit janë tre nga problemet më të mëdha shëndetësore me të cilat po përballen këtë vit shqiptarët. Këtë e vë në dukje raporti i Bankes Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të fundit. Sipas BERZH, problemet me shëndetin mendor janë në rritje ndërkohë që më të prekurat janë gratë.

Rreth 60% e grave në Shqipëri, thotë BERZH janë përballur me simptomat e ankthit, stresit, atakut të panikut dhe depresionit. Tek burrat kjo shifer zbret në 40%. Siç mund të shihet dhe në grafik, vendet e Europës Juglindore janë më të prekura nga sëmundjet e shëndetit mendor se vendet e G7. Këtu më së shumti ndikon ekonomia dhe mirëqënia. Shqiptarët qëndrojnë lart rajonit sa i përket këtyre shqetësimeve.

Anemia
Shqiptarët kanë problem me aneminë, krahasuar me vendet e rajonit. Pas anemisë, problem shqiptarët kanë dhe epilepsinë apo varfërinë. Dhe këtu ndikon mirëqënia e përgjithshme dhe kujdesi për veten. Prandaj dhe më të prekura janë shtresat vunerabël.

Probleme shqiptarët kanë dhe me humbjen e dëgjimit. Kjo është një sëmundje që shpesh neglizhohet duke çuar në dëme ta parikuperushme si humbja e tij. Këtu janë më shumë të prekur meshkujt. Po ashtu, këta të fundit sipas BERZH, kanë dhe përqindjen më të lartë të problem me zemrën./Zëri