Aktualitet

Zjarr në Levan të Fierit, flakët djegin stallën dhe makineritë bujqësore

Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri ka djegur edhe sasi të konsiderueshme ushqimi të rezervuar për bagëtitë, duke rritur dëmet materiale të shkaktuara nga flakët.

M.K.
Zjarr në Levan të Fierit, flakët djegin stallën dhe
foto nga zjarri

FIER-Dëme të mëdha ka shaktuar zjarri në Levan të Fierit, pasi flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish dhe kanë shkrumbuar pajisje bujqësore që ndodheshin brenda saj. Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri ka djegur edhe sasi të konsiderueshme ushqimi të rezervuar për bagëtitë, duke rritur dëmet materiale të shkaktuara nga flakët.

Në terren ndërhynë menjëherë ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat punuan për izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonën përreth. Falë ndërhyrjes së tyre, u bë e mundur shpëtimi i më shumë se 20 krerëve të lopëve, duke parandaluar pasoja edhe më të rënda për fermën.

Autoritetet vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB