TIRANË- Në fshatin Qinam të Tiranës eshte shfaqur një vatër zjarri duke krijuar një situatë alarmante për shkak të afërsisë me një depo ku ruhen lëndë plasëse. Menjëherë pas njoftimit për rrezikun, në zonë janë dislokuar forca të Policisë së Shtetit, ekipe të shërbimit zjarrfikës dhe autoambulanca, të cilat po koordinojnë ndërhyrjen për përballimin e situatës.
Zjarrfikësit po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik që mund të vijë nga afërsia e zjarrit me depon.
Operacioni vijon në terren, ndërsa shërbimet e emergjencës mbeten të angazhuara për të neutralizuar plotësisht vatrën dhe për të garantuar sigurinë në zonën përreth./ZËRI