Aktualitet

Zhvatën qytetarin, nis hetimi për dy mashtruesit

Ata i kanë marrë një shumë parash personit të identifikuar me inicialet K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti.

F.m
Zhvatën qytetarin, nis hetimi për dy mashtruesit
Foto Ilustruese

DURRËS- Dy persona po hetohe nga Prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se kanë zhvatur një qytetar. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, janë proceduar në gjendje të lirë dhe po hetohen. Ata i kanë marrë një shumë parash personit të identifikuar me inicialet K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti.

Njoftimi:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, pasi i kanë marrë një shumë parash, shtetasit K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti.

Poll

MOS HUMB