Aktualitet

Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës, fajtor për falsifikim

Për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, Taçit i ulet 1/3 e kohës së dënimit, ndaj do të qëndrojë në qeli për 4,6 vite burg.

k.m.
Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës së
Florian Taçi

GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 6 vite burg ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi. Me burg janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi. Për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, Taçit i ulet 1/3 e kohës së dënimit, ndaj do të qëndrojë në qeli për 4,6 vite burg.

Ndërsa Memisha dhe Nakuçi që janë dënuar me 4 vite burg, si përfundim do të qëndojnë 2.5 vite pas hekurave të burgut.

Florian Taçi u arrestua në shkurt të këtij viti, pasi së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Alban Memishaj kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar. Të dy të pandehurit e kanë cënuar sistemin kombëtar të Kadastrës duke dhënë çertifikata pronësie në shumë raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme.

Asokohe u lajmërua se Policia kishte ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër, ku kishte sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi dhe që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës. Po ashtu, u zbulua se edhe pse nuk ishte më në detyrë, Taçi kishte akses në këtë databazë online./ZËRI

Poll

MOS HUMB