Aktualitet

Tentoi të vriste shqiptarin me 6 goditje thike pas sherrit në lokal, kapet 32-vjeçari maroken

I arrestuari është një shtetas maroken, 32-vjeçar, i bllokuar nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia dhe u dërgua në burg në “Via Burla”, ku do të qëndrojë deri në përfundimin e hetimeve.

k.m.
Tentoi të vriste shqiptarin me 6 goditje thike pas sherrit në lokal,
Foto ilustruese

ITALI- Policia e Parmës ka arrestuar një person të kërkuar si autor të tentativës së vrasjes së një shqiptari. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur më 18 Tetor të këtij viti në Reggio Emilia, në ambientet e një lokali.

I arrestuari është një shtetas maroken, 32-vjeçar, i bllokuar nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia dhe u dërgua në burg në “Via Burla”, ku do të qëndrojë deri në përfundimin e hetimeve. Sipas hetuesve, marokeni pas një sherri për arsye banale që ka ndodhur në lokal, ka goditur 6 herë me thikë në fytyrë, qafë dhe fyt shqiptarin, i cili ende nuk është identifikuar me emër. 

Pavarësisht gjithë plagët e marra, viktima ka arritur të shpëtojë. Ishte ndihma që iu dha në kohë rekord, ajo që i shpëtoi jetën të riut./ZËRI

Poll

MOS HUMB