
SELANIK- Një 23-vjeçare shqiptare është zhdukur që prej 11 shtatorit në Selanik të Greqisë. E reja shqiptare është identifikuar si Artiola Mesi, e cila është 1.60 m e gjatë, me flokë të zeza dhe sy të gjelbër. Herën e fundit që është parë ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins. E reja gjithashtu ka një tatuazh flutur në krahun e majtë.
Autoritetet greke bëjnë thirrje që kushdo që ka informacion rreth 23-vjeçares të kontaktojë me “Buzëqeshja e Fëmijës”, pasi ajo mund të jetë në rrezik për jetën e saj.
“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”, thuhet në njoftimin e autoriteteve greke. /ZËRI