
Foto ilustruese
SANTORINI- Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Santorini në Greqi në një aksident rrugor. I riu ishte duke drejtuar një motor, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë.
Makina po drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.
29-vjeçari u tranportua në spital menjëherë pas aksidentit, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. /ZËRI
Poll