Aktualitet

VD- Grushta dhe shqelma mes vajzave në Durrës, nuk i ndan dot as punonjësi i policisë

Pavarësisht ndërhyrjes dhe të një punonjësi të policisë, vajzat kanë vazhduar përpleshjen

E.K
VD- Grushta dhe shqelma mes vajzave në Durrës, nuk i ndan dot as
momenti i sherrit

DURRËS- Dy vajza, adoleshente, janë përleshur me njëra-tjetrën në qendër të Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet ato shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, teksa janë në shoqërinë edhe të vajzave të tjera.

Policia bashkiake ka ndërhyrë për të ndaluar agravimin e situatës. Një qytetar ka filmuar ngjarjen dhe ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri mes vajzave, që duken në moshën e adoleshencës. 


Raste të tilla përleshjesh mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Nuk është hera e parë që adoleshentë gjenden në të tilla situatash.

 

Poll

MOS HUMB