TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Është zbardhur identiteti i të plagosurit në Shkodër, ndaj të cilit u qëllua katër herë me armë zjarri.
I plagosuri është 40-vjeçari Aleksandër Curri. Curri mësohet se ka qëndruar prej 10 minutash i shtrirë në trotuar, ,i vetëdijshëm teksa një grua e pastrehë i ka dhënë ndihmën e parë.
40-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa plumbat e kanë prekur në zonën e barkut.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.
/ZËRI