Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, mjeti përplas këmbësoren te ‘Rruga e Elbasanit’

Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit

E.K
Aksident me vdekje në Tiranë, mjeti përplas këmbësoren
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë.

Një 54-vjeçare u përplas për vdekje nga një makinë rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

“Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB