Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit, shtyhet seanca për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e burgut

E.K
Vrasja e Arben Lleshit, shtyhet seanca për Sokol Mjacajn dhe 12
Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi

ELBASAN- Është shtyrë seanca ku do të jepej masa e sigurisë për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, për shkak se prokuroria e Elbasanit ka kërkuar më shumë kohë që të njihet me provat. Vetë Sokol Mjacaj ka refuzuar që të bashkëpunojë me drejtësinë, për të treguar se kush e ndihmoi që të fuste armën në qeli, si dhe nëse ka pasur persona që kanë porositur vrasjen e Arben Lleshit.

Të shtunën, një ditë pasi Sokol Mjacaj ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja, prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e drejtorit të burgut Kamber Hoxha dhe 11 punonjës pjesë e zinxhirit komandues, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ata akuzohen se nuk kanë ushtruar kontroll ndaj të burgosurit. Arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin e Arben Lleshajt, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.

Ndërkohë që as skanerat dhe as kamerat e sigurisë nuk kanë qenë në funksionin ditën kur ndodhi ngjarja.

12 të ndaluarit për “shpërdorim detyre” janë;

-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç

-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç

-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç,

-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB