Aktualitet

"Zbrazet" Shqipëria, INSTAT: Tkurret popullsia, mbi 27 mijë banorë më pak brenda një viti

Sipas INSTAT, goditja më e fortë vjen kryesisht nga migracioni neto negativ prej mbi 28 mijë personash që lënë vendin çdo vit.

Redaksia Zëri
"Zbrazet" Shqipëria, INSTAT: Tkurret popullsia, mbi 27 mijë
foto ilustruese

TIRANË- Popullisa e Shqipërisë më 1 janar 2026, rezulton 2 milionë e 335 mijë banorë. Sipas publikimit të INSTAT popullsia e vendit brenda një vitit ka pësuar rënie me 1,16 %, krahasuar me 1 Janar 2025 ose mbi 27 mijë banorë më pak.

Sipas INSTAT, goditja më e fortë vjen kryesisht nga migracioni neto negativ prej mbi 28 mijë personash që lënë vendin çdo vit.

Të dhënat më të fundit demografike të publikuara nga INSTAT dëshmojnë se vendi po përballet me një krizë të thellë të plakjes së popullsisë dhe tkurrjes së fuqisë punëtore.

Mosha mediane ka shënuar rritje, duke arritur në 45 vjeç, çka dëshmon se gjysma e qytetarëve tashmë i përkasin moshës së mesme dhe asaj të thyer.

Treguesi më shqetësues mbetet raporti i varësisë së të moshuarve, i cili ka kërcyer nga 33.3% në 35.7%, duke rritur ndjeshëm presionin mbi skemat e pensioneve dhe sistemin shëndetësor.

Ndërkohë, raporti i varësisë së të rinjve është përkeqësuar, duke arritur në rreth 23.7%, kjo si pasojë e rënies së vazhdueshme të lindshmërisë, ku numri i foshnjave të lindura gjatë 2025 ra në 22.541 bebe.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2026 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,7 %. Ndërsa rënien më të madhe e kanë qarqet Kukës dhe Shkodër me mbi 2.5%

Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë,  duke përbërë mbi 61% të popullsisë së vendit.

Përkatësiht Tirana zë rreth 32,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi.

Shtesës natyrore, që për vitin 2025 ishte pozitive me +1.147 lindje më shumë se vdekje; 

Migracioni neto, i cili mbeti negativ me -28.531. Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.

Vendi po shkon me shpejtësi drejt një krize të paprecedentë demografike. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT , nga 1 janari 2025 deri më 1 janar 2026, popullsia është tkurrur me 27.384 qytetarë më pak, një goditje e fortë që vjen kryesisht nga migracioni neto negativ prej mbi 28 mijë personash që lënë vendin çdo vit.

Si pasojë, raporti i varësisë së të moshuarve ka kërcyer në 35,7%, duke rritur presionin mbi skemat e pensioneve.

Raporti i varësisë së përgjithshme ka arritur në 59,4%, që do të thotë se barra mbi popullsinë e mbetur në moshë pune po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme, duke kërcënuar seriozisht të ardhmen ekonomike të vendit.

Edhe pse shtimi natyror mbetet minimalisht pozitiv, bilanci demografik përmbyset totalisht nga migracioni. Me një tregues neto prej mbi -28 mijë personash në vit, ikja e qytetarëve mbetet faktori kryesor i shpopullimit.

Si pasojë e këtyre faktorëve, raporti i varësisë së përgjithshme është përkeqësuar në 59.4%, që do të thotë se barra mbi popullsinë aktive në moshë pune po bëhet gjithnjë e më e rëndë.

Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2026 rezulton 2.335.930 banorë, duke pësuar rënie me 1,16 %, krahasuar me 1 Janar 2025. Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë: 

Shtesës natyrore, që për vitin 2025 ishte pozitive me +1.147 lindje më shumë se vdekje; 

Migracioni neto, i cili mbeti negativ me -28.531. Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.

Poll

MOS HUMB