
TIRANË- Ballafaqimi mes Xhuliano Hoxhës dhe të të penduarit të drejtësisë Erion Alibej, ka bërë që në sallën e gjyqit të përmendet edhe një vajzë. Në momentin që Alibej po fliste për vrasjen e Emiliano Ramazanit, ka ndërhyrë Xhuliano Hoxha dhe ka përmendur vazjën që ishte ‘dashuria e shekullit’ e Alibejt. Por, kjo vajzë, sipas Hoxhës, ka shërbyer si informatore për lëvizjet e Ramazanit.
“Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e permend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çelës unë kam qenë në shtëpi. S’kam lidhje fare me këtë ngjarje. Procesi jonë është i padrejtë fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare, si fliste ai me Megi Kilën? Më shumë se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbarojë ai deklarimet se kam unë për të folur për të,”- tha Hoxha.