Aktualitet

“O Tommaso Buscetta”, përplasje mes Erion Alibejt dhe Xhulian Hoxhës në sallën e gjyqit

Ai nisi të rrëfente se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, kishte kërkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës, dhe se në këtë çështje ishte përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, që bënte rolin e ‘spiunit’.

F.m
“O Tommaso Buscetta”, përplasje mes Erion Alibejt dhe Xhulian
Xhuliano Hoxha dhe Erion Alibej

TIRANË- Seanca gjyqësore ku po bëhet dhe ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Erion Alibej dhe Xhuliano Hoxhës, është zhvilluar me tensione. Ka qenë Xhuliano Hoxha që nga kafazi i sigurisë, e ka quajtur Alibejn “Tommaso Buscetta”, mafiozi itlian që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë italiane për të zbardhur krimet e Cosa Nostra-s.

“O Tommaso Buscetta”, thirri Hoxha.

Gjykata ndërhyri për të qetsuar tensionet dhe Alibej vijoi me dëshminë e tij. Ai nisi të rrëfente se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, kishte kërkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës, dhe se në këtë çështje ishte përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, që bënte rolin e ‘spiunit’.

Në këtë moment ndërhyri sërish Xhuliano Hoxha.

“Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?”- tha sërish ai.

Poll

MOS HUMB