Aktualitet

VËZHGIMI/ Çfarë 'sikleti' fshihet pas fushatës mediatike të guvernatorit Gent Sejko

Edhe pse skandali ka kapur majën, dhe mediat tashmë gjithnjë e më shumë po kthejnë sytë nga viktimat e skandalit, njerëz që janë nëpërkëmbur, pasuritë e tyre janë vjedhur përmes presioneve, institucioni kryesor financiar i vendit, Banka e Shqipërisë, ka nisur një fushatë mediatike.

f.g
VËZHGIMI/ Çfarë 'sikleti' fshihet pas fushatës
Gent Sejko

TIRANË- Skandali i mikrokredive ende nuk e ka marrë një zgjidhje nga institucionet shqiptare, ku mbi 100 mijë shqiptarë raportohen se kanë hyrë në një kurth pagesash abuzive për shkak të kontratave abuzive që kishin me MCA, Final, Zig e disa zyra të tjera tashmë të palicensuara. Por edhe pse skandali ka kapur majën, dhe mediat tashmë gjithnjë e më shumë po kthejnë sytë nga viktimat e skandalit, njerëz që janë nëpërkëmbur, pasuritë e tyre janë vjedhur përmes presioneve, institucioni kryesor financiar i vendit, Banka e Shqipërisë, ka nisur një fushatë mediatike.

Gjatë gjithë javës, duke kulmuar të premten e sotme, zyrtarë të lartë të Bankës, edhe vetë guvernatori kanë zënë hapësirat televizive për të thënë…asgjë! Pas shpërthimit të çështjes në publik dhe arrestimeve të Prokurorisë, Banka u detyrua të hapte gojën për të dhënë edhe ajo qendrimin e saj. I pari, ishte guvernatori Sejko në parlament. Por nga Kuvendi, mesazhi duhet të dërgohej tek qytetarët përmes mediave.

VËZHGIMI/ Çfarë 'sikleti' fshihet pas fushatës
Deniz Derralla

Të dielën në mbrëmje, drejtori i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Derralla doli në “Vizion Plus” për të këshilluar të gjithë ata që kanë rënë pre e skandalit të institucioneve mikrofinanciare që të mbajnë mandat-pagesat që bëjnë. Duke parë që mesazhi ishte sërish i paqartë dhe qytetarët sërish janë konfuzë për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin, disa shkrime nisën të qarkullojnë në mediat kryesore të vendit, ku theksohet fakti se për çdo politikë që BSH ka patur në lidhje me çështjen e mikrokredive dhe licensimin e MCA dhe Final, ka patur mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare si FMN. 

VËZHGIMI/ Çfarë 'sikleti' fshihet pas fushatës

VËZHGIMI/ Çfarë 'sikleti' fshihet pas fushatës

Një mesazh të ri dha sërish Deralla, kësaj here në SCAN, ku tha se pasi u zbuluan abuzimet, BSH do të konsultohet me Bankën Botërore.

VËZHGIMI/ Çfarë 'sikleti' fshihet pas fushatës
Deniz Derralla

“Banka e Shqipërisë edhe në situatën e fundit të krijuar, pra duke parë zhvillimet dhe le të themi abuzimet, ka menduar për një rregullore të re e cila do të jetë tërësisht në mbrojtje të konsumatorit," -shprehet Deniz Derralla. 

Ashtu siç edhe kuptohet, nuk bëhet fjalë për një zyrtar periferik por një nga krerët e Bankës që shprehet "le të themi abuzimet", e për të vijuar me togfjalëshin se "rregullorja e re do të jetë në mbrojtje të konsumatorit", duke pohuar kështu vetë se rregullorja aktuale mund ti shërbejë kujtdo përveçse qytetarëve. 

Sot, megjithatë publiku pa një tjetër panoramë. Duke e zbehur totalisht hijen e skandalit që i rëndon mbi shpinë, guvernatori Gent Sejko u shfaq në Top Channel dhe foli në "Wake up" për rritjen e pagave në sektorin publik e privat. Kurrë më parë në 12 vite, nuk është parë një guvernator që të japë një intervistë në një emision mëngjesi.

Por duket se diçka ka ndryshuar. Një siklet i çuditshëm e ka përfshirë institucionin më të rëndësishëm financiar të vendit, duke e detyruar guvernatorin të shfaqet në një program mëngjesi ku imazhi i tij mbushi rrjetet sociale ku mes rreshtash më ironikët shkruanin se "javën tjetër pritet të komentojë edhe Evropianin"./ZËRI

Poll

MOS HUMB