Aktualitet

E rëndë në Greqi, kunati vret 33-vjeçarin shqiptar: Më ka përdhunuar vajzën

Autori ka pretenduar se viktima (daja) e përdhunonte vajzën e tij prej 9 vitesh

E.K
E rëndë në Greqi, kunati vret 33-vjeçarin shqiptar:
Greqi

GREQI- Një krim i rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, ku një 33-vjeçar shqiptar është vrarë nga kunati i tij. 

Vrasja ka ndodhur në orën 00:28 pas mesnate dhe sipas informacioneve viktima me banim në Volos ka mbetur i vdekur me një plumb të vetëm.

Sipas mediave greke, autori qëlloi me armë gjahu drejt vëllait të gruas së tij. Pas krimit, dorëzoi armën në polici dhe rrëfeu shkaqet që çuan në vrasjen e familjarit të tij. 

Sipas deklaratës së dhënë në polici, vajza e 50-vjeçarit është përdhunuar nga 33-vjeçari.

18-vjeçarja, pretendon autori, është përdhunuar në moshën 9-vjeçare nga daja i saj, ndërsa së fundi ai e shantazhonte me publikimin e videove nga abuzimi seksual.

Autori është vetëdorëzuar pas krimit në polici, ku ka deklaruar “vrava njeriun që helmoi fëmijën tim”.

Autoritetet policore kanë konfiskuar armën e gjahut, që autori e kishte me leje, ndërsa viktimës është urdhëruar t'i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB